Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Detaje nga vrasja e gruas shqiptare në Itali, flet i biri: E prisja këtë…

Lapsi.al 4 December 2025
Detaje nga vrasja e gruas shqiptare në Itali, flet i biri: E prisja

Detaje të reja dalin nga vrasja e Sadjide Muslija, 49-vjeçare shqiptare, në Ankona të Italisë. Viktima u gjet dje në banesën e saj me shenja dhune të theksuara në kafkë. Bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, i cili më parë kishte precedent për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas me një sëpatë, është shpallur në kërkim.

Ai dyshohet se ka lënë vendin e ngjarjes me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk është i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.

Hetuesit mjeko-ligjorë po punojnë për të gjetur armën e krimit, me hipotezën kryesore që mund të jetë një shkop, por deri tani ajo nuk është gjetur. Avokati i Nazifit ka kontaktuar djalin 27-vjeçar të çiftit, i cili jeton në Zvicër, për ta informuar mbi tragjedinë.

Djali ka deklaruar se “E prisja këtë…”, duke kujtuar se vetëm pak muaj më parë kishte strehuar nënën e tij kur babai ishte arrestuar.

Prokurori Rosario Lioniello ka urdhëruar sekuestrimin e shtëpisë ku ndodhi krimi dhe kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes së viktimës.

Programi i Rai3 “Chi l’ha visto?” ka publikuar fotografinë e Nazifit dhe po kërkon ndihmën e publikut për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij. Hetuesit po përpiqen të ngushtojnë fushën e hetimit dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI