Flash

Del LISTA e vendeve më të sigurta në botë/ Shqipëria pëson rënie

Lapsi.al 4 December 2025
Del LISTA e vendeve më të sigurta në botë/ Shqipëria

Cilat kanë qenë vendet më të sigurta në Botë për vitin 2025 dhe çfarë vendi mban Shqipëria. Indeksit Global i Paqes ka publikuar përditësimin e fundit duke renditur si 5 vendet më të sigurta: Islandën, Irlandën, Zelandën e Re, Austrinë dhe Zvicrën.

Indeksi Global i Paqes përpilohet nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe dhe bazohet në 23 kritere individuale, të cilat pasqyrojnë nivelin e sigurisë dhe stabilitetit në secilin vend.

Kriteret përfshijnë, ndër të tjera, ndjenjën e sigurisë së qytetarëve, shkallën e krimit, aksesin te armët, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, shkallën e militarizimit si dhe ndikimin e të gjitha këtyre në shoqëri dhe ekonomi. Sa më i ulët të jetë rezultati i GPI-së i një vendi, aq më i sigurt konsiderohet ai.

Ku renditet Shqipëria?

Vendi ynë renditet i 52-ti në listën e këtij viti nga 163 vende të marra në shqyrtim. Shqipëria ka një përkeqësim duke rënë me 6 vende në krahasim me një vit më parë kur renditeshim në vendin e 46-të.

Duke u krahasuar me vendet e rajonit, pozicionin e ka Mali i Zi që renditet në vendin e 34-t. Mbi Shqipërinë është edhe Maqedonia e Veriut që mban vendin e 51-të. Më keq se ne është Bosnje Hercegovina në vendin e 59-të, Kosova në vendin e 63-të e ndjekur nga Serbia në vend të 64-t.

Lista e 5 vendeve më të pasigurta në botë mbyllet me Jemenin, republikën Demokratike të Kongos, Sudanin, Ukrainën dhe Rusinë. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI