Flash

Salianji nga takimi në Durrës: Qëllimi, vetëm ringritja dhe zgjimi i partisë

Lapsi.al 3 December 2025
Salianji nga takimi në Durrës: Qëllimi, vetëm ringritja dhe

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji foli për gazetarët, jashtë sallës ku u mbajt takimi me demokratët në Durrës.

Salianji theksoi se qëllimi i këtij takimi është vetëm ringritja dhe zgjimi i PD-së.

Sipas tij, PD duhet të kthehet te njerëzit dhe te bashkëbisedimi pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

"Është salla plot dhe ka njerëz jashtë. Cilitdo prej politikanëve dhe ata të PD të kthehen te njerëzit. Te kafetë te takimi, te bashkëbisedimi për të bërë të mundur zgjimin e PD ringritjen e PD.

Do jem në çdo takim që do më kërkojnë demokratët. Për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendimet se si Partia Demokratike bëhet më e fortë dhe alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së është një takim ku janë gjitha strukturat e PD dhe lista më e votuar e Durrësit. Deputetët janë në Këshillin Kombëtar është menduar nga organizatorët që të jetë format ku flitet hapur dhe qartë dhe për të çuar mendimin aty ku duhet.

Vetëm qëllimi është i çdo takimi, ringritja dhe zgjimi i PD. Interesi publik dhe sidomos opozitar i PD-së."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI