Flash

Ervin Salianji nga Durrësi: PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin

Lapsi.al 3 December 2025
Ervin Salianji nga Durrësi: PD duhet të përgatitet që

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim, që ka si qëllim ripërtëritjen e PD dhe kthimin e saj në një alternativë qeverisëse.

"Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD.

Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.

Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur.

Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani në PD i votuar apo i pa votuar.

Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë.

PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.

Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di." 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI