Flash

E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë

Lapsi.al 3 December 2025
E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare gjendet e vdekur në

Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia është gjetur e vdekur në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm.

Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia.

Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më pas, forcat e karabinierisë ndërhynë në banesën e saj, ku e gjetën të shtrirë në shtrat, e vdekur dhe me shenja të dukshme dhune brutale.

Burri, i cili tani po kërkohet nga autoritetet me akuzën e feminicidit, ishte arrestuar edhe në prill të këtij viti pas një tjetër episodi dhune ndaj gruas.

Në atë rast, duke e akuzuar për një tradhti të supozuar, ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Ajo kishte rrëfyer se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

Pas vetëm tre muajsh, në korrik, Nazif Muslija pranoi një marrëveshje dënimi dhe, pas lirimit të tij, çifti ishte kthyer të jetonte sërish bashkë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI