Flash

Brigitte Bardot rrëfen luftën me depresionin: Tentova vetëvrasjen

Lapsi.al 3 December 2025
Brigitte Bardot rrëfen luftën me depresionin: Tentova vetëvrasjen

Ikona franceze e kinemasë, Brigitte Bardot, ka folur hapur për betejën e saj me shëndetin mendor në një projekt të ri dokumentar që rrëfen jetën e saj.

Aktorja 91-vjeçare, në një intervistë për The Times of London, zbuloi se ka tentuar disa herë vetëvrasjen gjatë rinisë – por një prej këtyre momenteve mori një kthesë të papritur.

“Po tentoja ti jepja fund jetës time, dhe u shpëtova nga një mrekulli,” tha Bardot.

Ajo pranoi se statusi i saj si simbol seksi në vitet ’60 i shkaktoi trazira të mëdha emocionale dhe e çoi drejt depresionit. “Çdo mëngjes zgjohem dhe jam e trishtuar,” u shpreh aktorja.

Ndër vite, Bardot u bë e famshme për rolet në filma të njohur si “And God Created Woman” (1956), “The Truth” (1960) dhe “Viva Maria!” (1965). Megjithatë, ajo thotë se nuk i intereson si do të mbahet mend nga publiku.

“Nuk më intereson nëse njerëzit do të më kujtojnë mua. Dua që të kujtojnë respektin që i detyrohemi kafshëve. Sa më shumë kalon jeta, aq më shumë i trembem njerëzve. Jam më shumë kafshë se njeri,” deklaroi aktorja.

Dokumentari i ri, që do të shfaqet në kinema franceze më 3 dhjetor, ofron një “shikim intim” në jetën e saj dhe realizohet me mbështetjen e plotë të Bardot. Ajo bën një paraqitje të shkurtër në film, por kryesisht është zëri i saj që rrëfen historinë.

Regjisori Alain Berliner e përshkroi Bardot-in si një “person shumë misterioz”, por vendosi që ajo vetë të tregojë historinë – pa narratorë të jashtëm.

Projekti vjen pak pasi Bardot u detyrua të përgënjeshtronte thashethemet për vdekjen e saj që qarkulluan në tetor. “Nuk e di kush është idioti që nisi këtë ‘fake news’, por jam mirë dhe nuk kam ndërmend të largohem,” shkroi ajo në X.

 

Të këshilluara

Miley Cyrus konfirmon fejesën me muzikantin

Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “F...

19:36

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six. Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të fil...

15:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI