Flash

Këlliçi: Mogherini tërheqtë këmbën pas për Marta Kos

Lapsi.al 2 December 2025
Këlliçi: Mogherini tërheqtë këmbën pas për

Belind Këlliçi është shfaqut entuziast pas arrestimit të Federica Mogherini.

Ai uron që ajo të tërheqë këmbën pas edhe për komisioneren Marta Kos.

“Koha është ilaçi më i mirë!

Prokuroria Europiane (EPPO) dhe Zyra Evropiane kundër mashtrimit (OLAF) arrestojnë sot komunisten Federica Mogherini.

Pas një karriere diplomatike, Mogherini ishte sistemuar në Kolegjin Europian, institucion ku mbante postin e rektores.

Ky institucion sipas Prokurorisë shpenzoi plot 3.2 milion euro në një tender korruptiv për blerjen e një ndërtese strehimi për diplomatët nën trajnim.

Mogherinin ne shqiptarët, sidomos banorët e Tiranës, e mbajmë mend shumë për keq, në momentet kur shfaqej krah të korruptuarit Erion Veliaj, duke na e shitur atë si model suksesi për të rinjtë.

Personalisht e kam denoncuar këtë tallje ndaj shqiptarëve që më 6 shtator 2024, në një ndër protestat e organizuara para Bashkisë Tiranë. Në protestë denoncoheshin çdo javë fakte e prova të reja të hajdutërisë së Veliajt dhe grupit 5D, ndërsa Mogherini dhe ata që i mbanin ison, i bënin shqiptarët për idiotë!

Kjo euroburokrate e korruptuar u shiste moral qytetarëve shqiptarë në mbështetje të një regjimi të kalbëzuar, duke e gjetur problemin përherë tek opozita shqiptare. Së fundmi e bëri këtë akt sërish në mes të Tiranës, vetëm para dy javësh, këtë rradhë krah Edi Ramës.

Nuk e dimë nëse Mogherini ka marrë veset e bashkëpunëtorëve të vet shqiptarë, apo nëse modeli i Mogherinit, është synimi i integrimit europian të Edi Ramës.

Ama një gjë e dimë.

Shqipërisë në rrugën e saj nuk i duhen njerëz si Federica Mogherini. Ata vetëm europianë e modele suksesi nuk janë.

Urimi i vetëm është: Tërheqtë këmbën për Kos”, shkruan ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI