Flash

Jessie J reagon ndaj lajmeve për diss ndaj Channing Tatum

Lapsi.al 2 December 2025
Jessie J reagon ndaj lajmeve për diss ndaj Channing Tatum

Jessie J ka mohuar thashethemet se kënga e saj e re e ndarjes “Threw It Away” është një diss ndaj ish-partnerit Channing Tatum.

Në një sqarim  në Instagram, këngëtarja tha se raportimet janë “të pavërteta” dhe “të padrejta”.

“Nuk kam thënë kurrë se kënga ka të bëjë me të. Titujt janë dramatikë dhe të këqij”, shkroi ajo në InstaStory, duke shtuar se është e rëndësishme të korrigjojë narrativën sepse “po të ishte anasjelltas, edhe ai do të bënte të njëjtën gjë”.

Artistja 37-vjeçare theksoi se nuk do të donte që vajza 12-vjeçare e Tatum, Everly, të mendonte se kënga ishte shkruar për të atin. “Nuk është e drejtë. Channing dhe unë e kemi mbyllur marrëdhënien në kushte shumë të mira dhe kam vetëm respekt për të.”

Jessie J iu referua edhe vargut të këngës, “Don’t you dare rewrite the story / I’m the beauty, you’re the beast”, duke sqaruar: “Ai nuk ka qenë kurrë ‘bishë’ për mua. Nuk jam dakord që mediat të përdorin emrin e tij për klikime.”

Raportimet nisën pasi një burim i US Sun pretendoi se Jessie kishte nënkuptuar gjatë një koncerti në West London se kënga ishte shkruar për Tatum. Ajo e mohoi këtë hapur.

Jessie J dhe Channing Tatum ishin bashkë nga 2018 deri në 2020. Sot këngëtarja është në lidhje me atletin Chanan Colman, me të cilin ka një djalë. Ndërkohë, Tatum së fundmi i dha fund fejesës me Zoe Kravitz.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI