Flash

Arlind Qori: Në cilin vend të Evropës ministrat akuzohen për korrupsion dhe nuk ikin?

Lapsi.al 2 December 2025
Arlind Qori: Në cilin vend të Evropës ministrat akuzohen për

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar ndaj mënyrës sesi qeveria ka trajtuar çështjen penale të Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur dhe është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ndërsa akuzat ndaj saj për abuzim në tendera publikë pritet të zgjerojnë hetimin.

Qori ironizoi kryeministrin Edi Rama për referencat e tij të shpeshta ndaj modelit evropian, duke e sfiduar të përcaktojë një vend perëndimor ku një ministër me akuza të shumta korrupsioni vijon të qëndrojë në detyrë.

“Meqënëse i ka qejf shumë shembujt nga Evropa unë kam një pyetje për Edi Ramën: Në cilin vend të Evropës, një ministër, ka 2 akuza zyrtare për korrupsion që mund të bëhen 3 ose 4 dhe nuk jep dorëheqjen ose kryeministri nuk e shkarkon?”, u shpreh ai.

Sipas Qorit, standardet e demokracive të konsoliduara janë të kundërta me atë që ndodh aktualisht në Shqipëri, ku ministrat qeverisin pavarësisht akuzave penale të rënda.

“Në botën e përparuar demokratike, ministrat japin dorëheqjen për një gabim të të shkuarës së tyre, si për shembull plagjiatura, kopjimi në studimet universitare, ndërkohë që këtu në Shqipëri, Belinda Balluku akuzohet për vjedhjen e miliona eurove, vazhdon të jetë zv.kryeministre dhe Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, madje ka marrë edhe rolin e kalorësit të ndarjes së pushteteve.”

Duke mbyllur reagimin e tij, Qori përdori një shprehje latine për të theksuar absurditetin e situatës politike në vend:

“Latinët kishin një shprehje ‘O tempora o mores’, pra ‘Në çfarë kohe jetojmë!’ tamam në një kohë ku vidhemi dhe poshtërohemi pa fund.”

Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë dhe është nën hetim edhe për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, por kryeministri Rama refuzon ta shkarkojë nga detyra.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI