Flash

Zbulohet kush është personi i ndaluar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Lapsi.al 1 December 2025
Zbulohet kush është personi i ndaluar për vrasjen e biznesmenit

Raportohen zhvillime të reja nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 nëntorit. Mediat raportojnë se uniformat blu kanë ndaluar një person të identifikuar si Naldo Gjini, me origjinë nga Lezha.

Sipas të njëjtave burime raportohet se personi në fjalë është parë ditët e fundit të qarkullonte me makinën e përdorur nga autorët në ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar.

Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit që e kanë fiksuar Gjinin teksa kryente pagesën në traut e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e tij në qytetin e Lezhës.

Makina tip “Audi” e përdorur nga autorët u gjet mëngjesin e sotëm e djegur në Mirakë. Mondi Mëhalla u vra mbrëmjen e së dielës përpara biznesit të tij. 430-vjeçari u qëllua menjëherë sapo u fut në makinë. Policia nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për ndalimin e Gjinit. Më herët ka pasur disa të shoqëruar që janë pyetur për rrethanat. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI