Flash

Tre plumba, dy në kokë/ Detajet e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Lapsi.al 1 December 2025
Tre plumba, dy në kokë/ Detajet e vrasjes së biznesmenit në

Detaje të reja janë zbardhur mbi ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur në Elbasan me emrin Mondi Mëhalla, i cili u vra me dy plumba në kokë mbrëmjen e 30 nëntorit. Sipas të dhënave të para, njëri prej atentatorëve ka zbritur nga një automjet tip Audi dhe i është afruar Hykës sapo ai kishte hipur në Range Rover pranë karburantit të tij.

Atentatori ka qëlluar tre herë nga afër, ndërsa dy plumba e kapën viktimën në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pak orë më vonë, automjeti i autorëve u gjet i djegur në fshatin Mirakë të Librazhdit, një episod i përsëritur i zhdukjes së provave që përdoret në ekzekutimet e mirëorganizuara. Brenda mjetit nuk u gjet armë, ç'ka tregon se grupi kishte llogaritur kohën dhe itinerarin e arratisjes me kujdes.

Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm me detyrë kqyrjen e pamjeve të kamerave të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale. Ekspertët e kriminalistikës e kanë vlerësuar mënyrën e ekzekutimit si tipike për atentatet mafioze, megjithëse një nga pistat kryesore lidhet me një konflikt të ndodhur pak ditë para ngjarjes, për shkaqe që ende mbeten të paqarta. Menjëherë pas vrasjes, policia ngriti postblloqe në të gjitha daljet e qytetit dhe vijon kontrollet intensive në terren, në banesa, ambiente biznesi dhe rrugë dytësore.

Të këshilluara

Ekzektutohet biznesmeni në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzeku...

21:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI