Flash

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, shoqërohet një person në Lezhë

Lapsi.al 1 December 2025
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, shoqërohet një person në

Mediat raportojnë se ka zhvillime të reja nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan.

Sipas të njëjtave burime, uniformat blu kanë shoqëruar një person me iniciale N.GJ, me origjinë nga Lezha.

Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e tij në këtë qytet. Raportohet se personi në fjalë është parë ditët e fundit të qarkullonte me makinën e përdorur nga autorët në ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar.

Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar personin teksa kryente pagesën në traut e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.

Makina e përdorur nga autorët u gjet mëngjesin e sotëm e djegur në Mirakë. 

Lajmi është duke u përditësuar...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI