Flash

Korrupsioni me fondet e BE, fermerët grekë në ditën e dytë të protestës kombëtare

Lapsi.al 1 December 2025
Korrupsioni me fondet e BE, fermerët grekë në ditën e

Në Greqi fermerët kanë nisur që prej ditës së djeshme bllokimin e akseve rrugore kombëtare në shenjë proteste për vonesat që janë krijuar në dhënien e subvencioneve të BE pas një skandali korrupsioni.

Në rajonin e Thesalisë, përleshjet shpërthyen kur fermerët bllokuan një autostradë Athinë-Selanik, duke kërkuar kompensime për subvencionet e vonuara të BE-së dhe duke denoncuar korrupsionin.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues u përpoqën të kalonin nëpër korsi dhe të përmbysnin furgonin e policisë.

Si pasojë e kësaj situate kujtojmë se sot aksi rrugor Kakavijë-Janinë është bllokuar plotësisht nga ora 11:00 deri në 17:00 (ora ora shqiptare), duke ndërprerë qarkullimin për të gjitha automjetet, përveç rasteve emergjente shëndetësore.

Vonesat në pagesa vijnë mes hetimeve për një skandal në të cilin disa fermerë dyshohet se kanë falsifikuar pronësinë e tokës dhe të bagëtive për të marrë subvencione bujqësore të BE-së.

Autoritetet greke kanë nisur hetime të ndara dhe parlamenti po heton agjencinë qeveritare OPEKEPE, e cila shpërndan rreth 2.5 miliardë euro ndihma të BE-së çdo vit për qindra mijëra fermerë.

Qeveria, e cila ka premtuar transparencë, ka pranuar se kësti i parë i subvencioneve të BE-së është më i ulët se vitin e kaluar dhe se mbi 40,000 aplikime të fermerëve janë nën inspektim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI