Flash

Berisha para kryeministrisë: Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje

Lapsi.al 1 December 2025
Berisha para kryeministrisë: Me Edi Ramën nuk shkojmë më

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një tjetër fjalim para protestuesve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, pasuri të paligjshme dhe përdorim abuziv të fondeve publike.

Ai deklaroi se beteja politike ka hyrë në fazën e saj vendimtare dhe se opozita nuk do të tërhiqet nga rruga e protestave.

Në vijim, Berisha tha se “kupa është mbushur dhe po derdhet”, duke paralajmëruar se opozita do të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj qeverisë.

 

“Ne sheshin nuk e lëshojmë dhe jemi në betejën përfundimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ia falim kurrë,” nënvizoi ai, duke shtuar se fitorja, sipas tij, “është e opozitës”.

Berisha paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë me ritëm të përjavshëm dhe do të shndërrohen në një presion të pandërprerë ndaj qeverisë.

Të hënën tjetër, përsëri këtu. Dhe çdo të hënë do ta nisim javën me betejë kundër kryehajdutit të kombit. Ky është fati i javës,” deklaroi ai para mbështetësve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI