Flash

Afera e inceneratorit të Tiranës, Rama çon ministrucin e tij në vendin e krimit

Lapsi.al 1 December 2025
Afera e inceneratorit të Tiranës, Rama çon ministrucin e tij

Edi Rama kishte çuar mëngjesin e sotëm ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj në vendin simbol të korrupsionit të qeverisë së tij; aferën qindra milionë euro të inceneratorit të Tiranës.

Ministri reciton disa fjalë që ia kanë mësuar më parë dhe e paraqet këtë landfill sikur aty të mos kishte ndodhur asgjë më parë. Ai flet për ndarje të mbetjeve në burim, për edukimin mjedisor dhe ekonominë qarkulluese.

“Shqipëria nuk e ka luksin të ketë shumë landfille sepse është një territor i vogël”, thotë mes të tjerash ministri Jaupaj.

Në fakt vendi ku ministri i Ramës kishte shkuar sot është një skenë krimi. Qindra milionë euro u gallabëruan nga buxheti i shtetit për të ndërtuar aty gjoja inceneratorin e Tiranës.

Sot e kësaj dite incenerator nuk ka, ndërsa paratë janë paguar në koncensionin fantazmë. SPAK nga ana tjetër i vjen vërdallë aferës së inceneratorit, por pa i dalë dot në krye te maja e oktapodit.

Dhe sikur të mos mjaftonte gjithë ky shkelmim i ligjit dhe gllabërimi i parave nga buxheti i shtetit, qytetarët duhet të shohin tani edhe si fanespet ministruci i Edi Ramës që flet për edukim mjedisor dhe ekonomi qarkulluese në një vend që është skenë krimi dhe korrupsioni e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI