Flash

Të shtënat në Elbasan, policia zbulon detaje

Lapsi.al 30 November 2025
Të shtënat në Elbasan, policia zbulon detaje

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri para dy ditësh në Elbasan.

Policia njofton se tre persona janë proceduar penalisht, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se disa pamje nga kamerat e sigurisë janë fshirë, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen ‘Vullnetari’, bëjnë me dije se:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,

-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..

Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.’, njoftoi policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. ...

09:51

Berisha njofton "Foltore" jashtë Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët. Berisha zbuloi se “Foltorj...

12:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI