Flash

Rama s'lë gjë pa thënë për pezullimin e Ballukut

Lapsi.al 30 November 2025
Rama s'lë gjë pa thënë për pezullimin e Ballukut

Në vijim të podcastit “Flasim” për çështjen e pezullimit nga detyra të zvkryeministres dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama u mbështet në qëndrimet e Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Europiane të Strasburgut.

Në fjalën e tij, ai thekson se gjyqësori nuk ka kompetencë të ndërhyjë në përbërjen e ekzekutivit. Sipas tij, një ndërhyrje e tillë përbën shkelje të balancës së pushteteve, cenim të vullnetit demokratik dhe një rrezik serioz institucional, të paprecedent jo vetëm në Europë, por kudo.

“Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut:

Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra.

Në standardet europiane, ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është:

-joproporcionale në thelb

-antidemokratike në frymë

-antikushtetuese në përmbajtje

-nënshtrim i ekzekutivit

-kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik

-kundër ndarjes së pushteteve

-kundër standardeve të Venecias

-kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut

E pra, përfundimisht, pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.

Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.

Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë.

E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale.

Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë”, tha kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. ...

09:51

Berisha njofton "Foltore" jashtë Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët. Berisha zbuloi se “Foltorj...

12:39

Zjarr në Ksamil, digjet një lokal

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës. Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë...

09:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI