Flash

Plagosja e Hamza Ukës në Orosh, del ekspertiza

Lapsi.al 30 November 2025
Plagosja e Hamza Ukës në Orosh, del ekspertiza

Është zbardhur ekspertiza e ngjarjes të ndodhur pak ditë më parë në Orosh, ku dy personat e identifikuar si Hamza Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan brenda një banese për orë të tëra, nga ku u qëllua edhe me armë zjarri.

Pas të shtënave me armë mbeti i palgosur Hamza Uka dhe sipas raportimeve, ekspertët e kriminalistë kanë konstatuar mbetje baruti në duart dhe rrobat e Ukës.

Siç raportohet një plumb i qëlluar me armë nga brenda banesës mësohet të jetë fiksuar edhe në momentin e kqyrjes së vendit të ngjarjes, pasi vetëdorëzimit të Ukës dhe Cumrakut.

Ndërkohë vetë Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat në të cilat u plagos me armë zjarri Erzen Uka, i cili pas dorëzimit u shoqërua për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë plumbi në këmbën e djathtë.

Ndërkohë bëhet me dije se janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të qytetit, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku janë vërejtur Uka, Cumraku dhe një person i tretë, i cili mendohet ti ketë ndihmuar, por që mbetet i paidentifikuar.

Po ashtu është marrë në pyetje edhe vajza me të cilën ishte takuar Cumraku, por ende nuk dihen detaje se çfarë ajo ka rrëfyer.

Ndaj Erzen Ukës dhe Julian Cumrakut, të dyshuar për akte ekstremiste, prokuroria ka zyrtarizuar vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa ende nuk ka siguri lidhur me qëllimin dhe praninë e tyre në banesen ku u gjeten armë e municione, si dhe një flamur i ISIS-it, varur në murin e banesës ku ata qëndronin prej së paku disa javësh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI