Flash

EMRI/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua me armë në Elbasan (PAMJE)

Lapsi.al 30 November 2025
EMRI/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua me armë në

Rikthehen ngjarjet e rënda në vend. Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.

Sipas “News24” viktima është identifikuar si Edmond Mëhalla (i njohur edhe si Edmond Hyka). Të njëjtat burime shkruajnë se ai është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja dhe motivet e saj.

Nga të dhënat paraprake që raportohen nga mediat thuhet se autorët kanë qenë 2 persona. Ata kanë hapur zjarr kur biznesmeni 43-vjeçar ndodhej në makinën e tij përpara karburantit që kishte në pronësi. 

Sipas dëshmive autorët janë larguar me shpejtësi sapo janë siguruar që biznesmeni ka ndërruar jetë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset. Disa persona janë shoqëruar për sqarimin e rrethanave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ekzektutohet biznesmeni në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzeku...

21:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI