Flash

Del VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi urban përplas vajzën me biçikletë

Lapsi.al 30 November 2025
Del VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi urban

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, një vajzë që po lëvizte me biçikletë dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq në zonën e njohur si "Kryqëzimin e Delijorgjit", duke hyrë papritur në korsinë e autobusit.

Autobusi, që po lëvizte me shpejtësi drejt qendrës, ka goditur biçikletën dhe më pas është detyruar të devijojë në korsinë tjetër për të shmangur një përplasje edhe më të madhe.

aksident

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës. Ato kanë dërguar në spital çiklisten dhe drejtuesin e autobusit.

Të dy raportohet se kanë qenë të ndërgjegjshëm gjatë marrjes së ndihmës së parë. Policia ndodhet në zonë dhe po heton për të zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit. /LAPSI.al

Të këshilluara

Ekzektutohet biznesmeni në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzeku...

21:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI