Flash

“Autorët ishin 2 persona”/ Detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan

Lapsi.al 30 November 2025
“Autorët ishin 2 persona”/ Detaje të reja nga ekzekutimi i

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ekzekutimit me armë në një atentat të tipit mafioz, biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.35 përpara karburantit “Xhaxhi Oli” në pronësi të tij në unazën jugore të qytetit.

43-vjeçari ndodhej në makinën e tij kur dy persona i janë afruar dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Për shkak të plagëve biznesmeni ka humbur jetën menjëherë. Dëshmitarët okularë i thanë policisë se autorët fillimisht janë siguruar se “objektivi” i tyre kishte ndërruar jetë dhe më pas janë larguar më pas me një makinë.

Forca të shumta të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes. Postblloqe janë ngritur edhe në disa akse kryesore të qytetit. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Është e paqartë nëse viktima ka pasur aktualisht ndonjë konflikt apo nëse ishte përfshirë në të shkuarën në aktivitete të paligjshme.

"Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve" - thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Elbasanit.

Disa persona janë shoqëruar për sqarimin e rrethanave ndërsa po sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve dhe lëvizjes së tyre para dhe pas ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ekzektutohet biznesmeni në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen. Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzeku...

21:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI