Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në LaLiga: shënon 2 herë për 4 minuta

Lapsi.al 29 November 2025
Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në LaLiga: shënon 2 herë

Vedat Muriqi ishte protagonist absolut në ndeshjen që Mallorca zhvilloi në shtëpi ndaj Osasunës, për javën e 14-të të LaLiga. Por edhe dy golat e tij nuk mjaftuan për të marrë tri pikët, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Dygolëshi i Vedat Muriqi vendos ndeshjen në favor të Mallorcas

Sulmuesi i Kosovës zhbllokoi sfidën në minutën e 61-të, duke ekzekutuar me qetësi një penallti të fituar nga Jan Virgili. Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 66-të, Muriqi shënoi sërish. Këtë herë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të saktë nga Virgili, duke treguar cilësi dhe vendosmëri para portës.

Osasuna përmbys dhe rezultati mbyllet 2-2

Megjithatë, Osasuna nuk u dorëzua. Në minutën e 81-të, Raul Garcia realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke ringjallur shpresat e miqve. Kur dukej se Mallorca do të siguronte tri pikët, erdhi surpriza. Në kohën shtesë, Flavien Boyomo shënoi një gol spektakolar me gjysmë-rroveshatë. Boyomo vulosi barazimin 2-2 duke lënë vendasit të shokuar.

Pavarësisht rezultatit, Vedat Muriqi u vlerësua si Lojtari më i Mirë i Ndeshjes, falë dy golave që e çojnë atë në 8 finalizime në 14 javë. Muriqi barazoi Robert Lewandowski-n në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve, ndërsa kryeson Kylian Mbappé me 13 gola.

Pas këtij barazimi, të dy ekipet mbeten në zonën e poshtme të tabelës. Mallorca në vendin e 15-të me 13 pikë, dhe Osasuna një pozicion më poshtë me 12 pikë, duke treguar se lufta për mbijetesë në LaLiga vazhdon e fortë.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/692b0235455cf.mp4"][/video] [video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/692b02f79d9c5.mp4"][/video]  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI