Flash

Të shtënat me armë në Elbasan, reagon policia

Lapsi.al 29 November 2025
Të shtënat me armë në Elbasan, reagon policia

Policia ka zbardhur detajet e të shtënave me armë zjarri të mbrëmjes së ditës së djeshme në Elbasan.

Blutë bëjnë me dije se pasi janë lajmëruar nga një qytetar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Sakaq, nga këqyrja në vendin ku dyshohet se ishte qëlluar nuk u gjet asnjë gëzhojë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të këshilluara

Zjarr në Ksamil, digjet një lokal

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës. Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë...

09:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI