Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Flamurtari ndalet nga Vora, Moriero në hall: sherr me tifozët, përjashtohet Tragaj

Lapsi.al 29 November 2025
Flamurtari ndalet nga Vora, Moriero në hall: sherr me tifozët,

Flamurtari nuk ka arritur të dalë me tre pikë nga sfida ndaj Vorës, duke u ndalur në një 1–1 që rëndon edhe më shumë situatën e ekipit kuqezi në renditje. Vlonjatët, që e nisën takimin me objektivin e qartë për të marrë fitoren për shkak të pozitës së tyre të rrezikshme në klasifikim (vetëm 10 pikë), nuk ia dolën të shfrytëzonin fushën e tyre. Zhgënjyese të dhënat për teknikun Moriero, që në tre ndeshje radhazi në shtëpi kundër rivalëve direkt, mori vetëm një fitore e dy barazime.

Dy gola dhe një karton i kuq

Pjesa e parë dha të gjitha emocionet kryesore. Todoroski zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34’, por vetëm katër minuta më pas Kasalla riktheu baraspeshën për Vorën. Po në minutën 34, tensionet mbërritën kulmin: drejtori sportiv i Vorës, Bazjon Tragaj, u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Kreshnik Barjamaj, pas një përplasjeje verbale në distancë me tifozët vlonjatë. Ky incident ndezi edhe më shumë atmosferën në stadium.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/692b1af091eaf.mp4"][/video]

Shumë dyluftime, zero raste

Pas pushimit, loja u shndërrua në një sfidë fizike, me ndërhyrje të forta dhe ritëm të copëzuar. Asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e avantazhit, ndërsa për Vorën ky rezultat në transfertë konsiderohet pozitiv, duke marrë parasysh presionin dhe atmosferën e nxehtë të Vlorës. Flamurtari mbetet i parafundit, 3 pikë nga zona playout.

Lexo më tej: Dinamo ngec sërish, Egnatia triumfon ndaj Tiranës që vijon rënien

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/692b1c45bec70.mp4"][/video]

Arjan Bellai: “Ndryshuam lojën të detyruar”

Trajneri i Vorës u shpreh pas sfidës: “Nuk e kishim përgatitur aspak ndeshjen me topa të gjatë. Por kur pamë gjendjen e fushës dhe riskun në kthimin e topit te portieri apo anësorët, ndryshuam urdhër: nën presion topi duhej çuar përpara. Ato rastet që u përpoqëm të ndërtonim, nuk i bëmë mirë. Ekipi ishte shumë i zgjatur.”

Francesco Moriero: “Na mungojnë shumë lojtarë”

Tekniku i Flamurtarit analizoi situatën e ekipit: “Ky kampionat është i vështirë, çdo ndeshje ka detajet e veta. Me Tiranën bëmë gabime dhe pësuam gol, e njëjta gjë ndodhi edhe sot. Djemtë dhanë gjithçka, por kemi mungesa të rëndësishme. Realiteti është ky. Duhet forcë dhe kurajo për të dalë nga kjo situatë.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI