Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Dygolësh i Olmo dhe magjia e Yamal: Barça përmbys Alaves dhe ngjitet në krye

Lapsi.al 29 November 2025
Dygolësh i Olmo dhe magjia e Yamal: Barça përmbys Alaves dhe

Barcelona arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen kundër Alaves në Camp Nou, duke përmbysur rezultatin dhe triumfuar 3-1. Pas një fillimi surprizues, ku mysafirët kaluan të parët në avantazh, katalanasit treguan superioritet dhe kontroll të plotë në fushë.

Alaves surprizon në fillim, Barcelona rikthehet fuqishëm

Alavesi i dha një tronditje Camp Nou-s që në minutën e parë. Pablo Ibáñez shënoi pas një krosimi nga korneri, duke mposhtur portierin Joan Garcia. Barcelona rrezikoi të shokonte, kur Rebbach u afrua pranë golit të dytë. Por skuadra e drejtuar nga Xavi Flick u zgjuan shpejt falë bashkëpunimit të Raphinha-s dhe Yamal. Në minutën e 9-të, pas asistit të Raphinha-s, Dani Olmo barazoi me një të majtë të fuqishme, duke mposhtur portierin Sivera.

Pak minuta më vonë, Barcelona realizoi golin e avantazhit. Përsëri asist nga Raphinha dhe gjuajtje e Dani Olmo-s për të kaluar në 2-1 në minutën e 25-të. Pjesa e dytë u dominua nga blaugranat, me Lewandowski, Dani Olmo dhe Yamal që krijuan shumë raste të rrezikshme. Portieri i Alavesit, Sivera shpëtoi disa herë skuadrën e tij, por Barça ruajti kontrollin e lojës dhe nuk rrezikoi më shumë.

Goli vendimtar dhe fitorja për blaugranat

Në minutat e fundit, Barcelona vulosi rezultatin me golin e tretë të Dani Olmo-s (93’), i asistuar nga Yamal, duke e mbyllur ndeshjen 3-1. Me këtë fitore, Barça ngjitet në 34 pikë, dy më shumë se Real Madrid që nesër do të luajë kundër Girona në vendin e tretë nga fundi me 11 pikë. Alavesi mbetet me 15 pikë dhe në zonën e mesme të tabelës.

Barça arrin kështu dy fitore radhazi në Camp Nou këtë sezon dhe ruan ritmin në krye të La Liga, duke treguar forcën dhe cilësinë e yjeve të saj në fushë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI