Flash

Durrës, nën hetim të rinjtë që xhiruan gomat në bulevard për Ditën e Flamurit

Lapsi.al 29 November 2025
Durrës, nën hetim të rinjtë që xhiruan gomat në

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy drejtues automjetesh, pasi gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë, të premten në mbrëmje, kanë prishur qetësinë publike me zhurmat e marmitave të automjeteve si dhe duke xhiruar gomat në Bulevardin Dyrrah.

“Gjatë patrullimeve u konstatuan dy të rinj që shqetësonin banorët dhe qytetarët në Bulevardin Dyrrah dhe zonat përreth, përmes zhurmave të shkaktuara nga sistemet e shkarkimit të automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. Ll., 30 vjeç, dhe K. K., 21 vjeç, të dy banues në Durrës. Po ashtu, u sekuestruan dy automjete, tip Audi dhe BMW, si dhe një fenelinë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Zjarr në Ksamil, digjet një lokal

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil të Sarandës. Lokali i drurit, i marrë më qira nga personi me iniciale K. L., është përfshirë...

09:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI