Flash

Klani shqiptar trafikoi 1.3 ton kokainë në Itali, dalin emrat e 24 të dyshuarve

Lapsi.al 27 November 2025
Klani shqiptar trafikoi 1.3 ton kokainë në Itali, dalin emrat e 24

Zbardhen emrat e 24 personave, të cilët për 21 prej tyre Gjykata e Breshias ka caktuar masën arrest në burg, ndërsa për 3 të tjerët ka caktuar masën ''arrest në shtëpi'', si anëtarë të një klani që ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë drejt Italisë.

Masa ''arrest në burg'' është caktuar për Vincenzo Bruno, Arlin Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapidani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Myftiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduart Leba, Gentian Shaba, Ogert Shqevi, Denis Tafili, Indrit Tafili dhe Klodian Vata.

Ndërsa masa ''arrest në shtëpi''' është lëshuar nga gjykata italiane për Giuseppe Iorio, Erald Salla dhe Enkeleid Tirjaku.

10 prej masave të lëshuara nga Gjykata e Breshias janë ekzekutuar, 3 prej të cilave në Shqipëri. Nën drejtimin e SPAK në vendin tonë u kapën Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Prokuroria e Posaçme thotë se në Shqipëri ndodhen edhe 3 të tjerë, që bëjnë pjesë në grupin e personave për të cilët gjykata e Breshias ka lëshuar masë.

Të këshilluara

Tornado “Adel” godet Greqinë

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditura zona të ndryshme. Së fundmi tornado “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive. Pe...

18:24

Franca rikthen shërbimin ushtarak

Franca do të rikthejë një formë të kufizuar të shërbimit ushtarak, në një kohë kur frika për një përballje me Rusinë po rritet në gjithë Evropën. Më shumë se 25...

15:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI