Flash

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, ish-Presidenti mbetet në qeli

Lapsi.al 27 November 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, ish-Presidenti

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për t’i ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin Apelit të GJKKO.

Rekursi u depozitua nga avokati i Metes me 3 nëntor, ku kerkohej ndryshimi i masës së sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë që sot në GJKKO u shty seanca paraprake, pasi Ilir Meta ka marrë një avokat të dytë dhe mbrojtësi ligjor do të njihet me aktet e dosjes.

Ne muajin korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK perfundoi hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, njëherazi kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit.

I pandehur për këtë çështje është marrë disa muaj më parë edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, të cilit iu komunikua përfundimi i hetimeve të hënën më 28 korrik.

Po ashtu, SPAK ka marrë të pandehur për pastrim parash edhe financuesen e LSI-së, Ema Çoku dhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Çokut iu komunikua akuza të hënën, ndërsa Meta dhe Kryemadhi pritet të njihen të martën me përfundimin e hetimeve.

Ish-presidenti Meta akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA; për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni; si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 27 nëntor 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime të...

07:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI