Flash

Erzeni në nivel maksimal, rrezikohet dalja nga shtrati

Lapsi.al 27 November 2025
Erzeni në nivel maksimal, rrezikohet dalja nga shtrati

Prurjet e lumit Erzen kanë arritur në nivelin maksimal, duke rritur rrezikun e daljes nga shtrati. Bëhet me se situata më problematike paraqitet në urën që lidh njësinë administrative Sukth me atë të Katundit të Ri. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cila ka thënë se ekipet e emergjencës ndodhen në terren.

“Prurjet e lumit Erzen kanë arritur kuota maksimale. Në urën lidhëse midis njësisë Sukth dhe atë të Katundit të Ri po merren masa për të minimizuar prurjet e lumit jashtë shtratit. Ekipet e emergjencave janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve të këtyre zonave", shkruan Sako

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI