Flash

Pamje dramatike nga Hong Kongu/ Zjarri përfshin bllokun me 2 mijë apartamente

Lapsi.al 26 November 2025
Pamje dramatike nga Hong Kongu/ Zjarri përfshin bllokun me 2 mijë

Të paktën 36 persona humbën jetën dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur në një zjarr masiv që shpërtheu këtë të mërkurë, në një kompleks banimi në Hong Kong.

29 persona janë shtruar në spital, përfshirë 7 në gjendje kritike, thanë autoritetet.

Re të dendura tymi të zi mbështjellin të paktën 5 nga 8 kullat e banimit në kompleksin Wang Fuk Court, të vendosur në distriktin Tai Po në veri të Hong Kongut. U dëgjuan kërcitjeje të shumta, ndoshta nga skelat e bambusë që digjeshin rreth ndërtesave dhe flakë masive që ngrihen lart në qiell.

Një zjarrfikës 37-vjeçar, me të cilin ishin humbur kontaktet për rreth 30 minuta, u gjet me djegie në fytyrë dhe u shpall i vdekur me të mbërritur në spital. Autoritetet nuk kanë bërë komente mbi shkakun e mundshëm të zjarrit.

Autoritetet e kanë klasifikuar katastrofën si kategoria 5, niveli më i lartë në shkallën e alarmit. Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhen të gjitha përpjekjet për të kufizuar numrin e viktimave dhe humbjen e jetëve.

Oficerët e policisë në vendngjarje i thanë AFP-së se nuk mund të konfirmonin nëse kishte ende njerëz brenda pasi zjarrfikësit nuk mund të hyjnë në ndërtesa.

Teksa bie nata, zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët, të cilat nuk tregonin shenja qetësimi. Besohet se flakët kanë prekur mbi 2 mijë apartamente ndërsa në bllokun e banimit jetonin mbi 6400 persona. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI