Flash

Ura e Xhyrës rrëzohet nga shirat, gati 2 mijë banorë të bllokuar

Lapsi.al 25 November 2025
Ura e Xhyrës rrëzohet nga shirat, gati 2 mijë banorë të

Reshjet e dendura të shiut gjatë katër ditëve të fundit kanë shkaktuar shembjen e urës tip “Beli” në fshatin Xhyrë të Librazhdit, duke bllokuar lidhjen kryesore me qytetin.

Rreth 1 mijë e 700 banorë përballen me vështirësi, pasi e vetmja rrugë alternative lidhëse kalon përmes fshatit Qukës, rreth 30 minuta larg, dhe ura është ende e pasigurt për kalim.

Banorët e fshatit Xhyrë shprehen për situatën e vështirë dhe rrezikun që paraqet ura e shembur.

“Si nuk është e vështirë, makinat s’kalojnë!”, shprehet një banor. Një tjetër shton se janë të detyruar të ecin në këmbë për rreth një orë.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, po monitoron punimet për rikonstruksionin e urës. Ai u shpreh se Bashkia ka marrë të gjitha masat për të siguruar kalimin e banorëve, duke hapur një rrugë të vjetër, por të sigurt. Disha falenderoi punonjësit e emergjencave civile që kanë punuar pa ndërprerje gjatë këtyre ditëve të vështira.

“Jemi sot këtu në fshatin Xhyrë, ku për shkak të prurjeve të shumta të shirave të fundit, u dëmtua këmba e urës Xhyrë. Bashkia Librazhd ka filluar punë, për rikonstruksionin e rrugës së vjetër, që lidh fshatin xhyrë me fshatin Qukës dhe dua të falënderoj të gjithë punonjësit që po merren me rikonstruksionin e kësaj rruge. Po punojnë me dy turne, në shi, në të ftohtë në baltë dhe shpresoj që brenda kësaj jave rruga e vjetër të jetë e aksesieshme.”, tha Disha, duke shtuar se pret gjithashtu që ura të rikonstruktohet për një muaj.

Fshati Xhyrë mbetet një nga njësitë administrative më të mëdha në Bashkinë e Librazhdit, dhe ura është një element jetik për banorët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI