Flash

Pamjet e reja të Michelle Obama nxisin debate në rrjetet sociale

Lapsi.al 25 November 2025
Pamjet e reja të Michelle Obama nxisin debate në rrjetet sociale

Michelle Obama ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pasi publikoi pamje nga një set fotografik i realizuar nga fotografja e njohur Annie Leibovitz.

Në videon dhe fotot e postuara në Instagram, ish-zonja e parë shihet dukshëm më e dobët, gjë që çoi në komente të shumta dhe spekulime  nga përdorues të ndryshëm online.

“Annie Leibovitz e di gjithmonë se një foto mund të bëjë më shumë sesa të ruajë një moment — ajo mund të përcjellë një mesazh,” shkroi Obama, 61 vjeç, krahas postimit.

Ajo shtoi se ishte nder të pozonte për ribotimin e librit Women, duke theksuar mesazhin e fuqisë së grave në ditët e sotme.

Në setin fotografik, Obama shfaqet me një T-shirt gri, xhinse dhe çizme kafe, duke nxjerrë në pah krahët e tonifikuar dhe belin e hollë.

Megjithatë, imazhi i saj më i dobët nxiti komente të shumta në rrjetet sociale, ku disa përdorues pretendonin — pa prova — se ajo mund të ketë përdorur ilaçe për humbje peshe, si Ozempic ose medikamente të tjera GLP-1.

Të tjerë sugjeruan se transformimi mund të vinte nga ushtrimet fizike dhe një regjim i rreptë ushqimor.

Michelle Obama ka folur hapur më herët për ndryshimet e peshës gjatë menopauzës. Në një intervistë për People në vitin 2022, ajo tregoi se kishte vënë re “një shtim të ngadaltë në peshë” gjatë kësaj faze. Ajo theksoi rëndësinë e aktivitetit fizik, ushqimit të shëndetshëm dhe kontrolleve të rregullta te mjeku.

“Shëndeti im ka qenë gjithmonë prioritet,” deklaroi ajo sërish këtë muaj. “Unë kujdesem për trupin tim dhe ndihem më energjike se kurrë.”

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI