Flash

Skandali i radhës/ Ballukun dhe lejen 80 milionë euro për punëtorin e Salillarit

Lapsi.al 24 November 2025
Skandali i radhës/ Ballukun dhe lejen 80 milionë euro për

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me projektin për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier.

Në një postim në rrjtetet sociale, Bardhi shkruan se ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama

REAGIMI:

E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas cdo projekti miliona euro fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim të parave të pista.

Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Poëer për një leje gjigande për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier. Ky projekt me vlerë të paktën 80 milionë euro investim, rezulton se ka si përfitues shtetasin Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, që nuk gëzon as kapacitetet teknike dhe as financiare për realizimin e një projekt të tillë.

Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama. I takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë përgjegjës për këtë paligjshmëri Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, si dhe t’u tregojë shqiptarëve se kush fshihet pas emrit fiktiv të pronarit të kësaj kompanie dhe paratë e kujt po tentohen të pastrohen përmes këtij projekti 80 milion euro

Të këshilluara

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “R...

23:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI