Flash

Mbante nënën të vdekur në shtëpi dhe i merrte pensionin

Lapsi.al 24 November 2025
Mbante nënën të vdekur në shtëpi dhe i merrte pensionin

Ngjarja e rrallë vjen nga Borgo Virgilio, në provincën e Mantovës në Itali. Një infermier i papunë, akuzohet se u paraqit si nëna e tij e ndjerë për të rinovuar kartën e saj të identitetit dhe për të vazhduar t’i merrte pensionin. Megjithatë, maskimi, i përbërë nga flokë të shkurtër femërorë, grim i rëndë, një bluzë me motive në stilin e viteve 1970 dhe bizhuteri të vjetra, nuk e bindën stafin e bashkisë. Lëkura e tij e fytyrës dukej qartësisht mashkullore dhe mosha e shfaqur nuk përputhej me atë të gruas, e cila besohej të ishte rreth 85 vjeç.

Anomalitë i shtynë zyrtarët të kryenin një kontroll më të plotë, duke krahasuar foton e bërë në atë kohë, me kartën e saj të identitetit që kishte skaduar 10 vjet më parë. Ky krahasim ngriti dyshime që më vonë çuan në ndërhyrjen e policisë lokale dhe zbulimin e trupit të mumifikuar të nënës së autorit në shtëpinë e të birit.

Fotografia e bërë në momentin e rinovimit ishte thelbësore në zbulimin e mospërputhjeve. Fytyra, flokët, lëkura, veshja dhe imazhi ngriti dyshimet e para tek punonjësja e sportelit, e cila raportoi anomalinë te eprorët e saj, duke nxitur një hetim të brendshëm.

Në momentin që ai po tërhiqte kartën e identitetit ishte e pranishme edhe policia. Personi në fjalë u përball me provat dhe e pranoi maskimin. Oficerët e i kërkuan të inspektonin shtëpinë, një kërkesë që ai nuk e refuzoi. Gjatë kontrollit, oficerët gjetën trupin e mumifikuar të gruas së moshuar në një dhomë të shtëpisë.

Sipas vlerësimeve fillestare, vdekja nuk ishte e kohëve të fundit dhe mund të ketë ndodhur disa vite më parë. Kushtet në të cilat u gjet trupi kërkonin hetime të mëtejshme për të përcaktuar saktësisht datën e vdekjes dhe natyrën e fshehjes. Hetimi tani i është besuar autoriteteve kompetente, të cilat po rindërtojnë ngjarjen për të sqaruar të gjitha aspektet që kanë dalë në pah.

E moshuara merrte një pension nga bashkëshorti i saj, një mjek, dhe të ardhura nga pasuria e paluajtshme e familjes. Deklaratat tatimore, të paraqitura çdo vit në emër të gruas, raportuan shuma prej afërsisht 53,000 eurosh. Hetuesit po vlerësojnë se për sa kohë djali vazhdoi të mblidhte paratë dhe çfarë krimesh mund të jenë kryer, duke përfshirë mashtrim të mundshëm kundër shtetit. Hetimet janë duke vijuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz

Identifikohet një nga personat e armatosur që fshihet brenda banesës që u rrethua nga policia në Orosh, Fushë Arrëz. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka kër...

18:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI