Flash

Vetëdorëzohen 2 personat e armatosur në Orosh të Fushë Arrëzit

Lapsi.al 24 November 2025
Vetëdorëzohen 2 personat e armatosur në Orosh të Fushë

Merr fund ngujimi i Julian Çumarakut dhe Arben Ukës, dy personave të armatosur që prej mëngjesit qëndruan të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrësit.

Mediat raportojnë se ata janë vetëdorëzuar pas disa orë negociatash. Fillimisht, forcat e rendit tentuan kontaktin përmes vëllait dhe më pas motrës së njërit prej të rrethuarve, duke arritur t’i bindin që të dalin paqësisht nga objekti ku ishin strehuar.

Arben Uka dhe Julian Çumraku thuhet se kanë qenë më parë në Siri dhe i përkasin organizatave terroriste. Arben Uka i njohur edhe si Hamza Uka sipas informacionëve ka qenë edhe Komando në Ushtrinë shqiptare.

Policia e nisi aksionin që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi brenda banesës ndodhen Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka.

Të këshilluara

Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz

Identifikohet një nga personat e armatosur që fshihet brenda banesës që u rrethua nga policia në Orosh, Fushë Arrëz. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka kër...

18:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI