Flash

Rebel Wilson thyen heshtjen mes betejës ligjore të “The Deb”

Lapsi.al 23 November 2025
Rebel Wilson thyen heshtjen mes betejës ligjore të “The

Rebel Wilson ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sërish ndaj skandalit që ka shpërthyer rreth filmit të saj të parë si regjisore, The Deb, si dhe ndaj padisë që aktorja kryesore Charlotte MacInnes ka ngritur ndaj saj.

Gjatë një interviste në 60 Minutes Australia, Wilson, 45 vjeç, tha se reagimet ndaj saj nisën në momentin kur ajo raportoi sjellje të papërshtatshme në xhirime. Aktorja ka qenë prej muajsh në një betejë të ashpër ligjore me producentët Amanda Ghost, Gregor Cameron dhe Vince Holden, të cilët e kanë paditur për shpifje, ndërsa Wilson ka kundërpërgjigjur me një padi tjetër ku i akuzon për “vjedhje, bullizëm dhe sjellje të paligjshme”.

Në kundërpadinë e saj, Wilson pretendoi se Ghost kishte ngacmuar seksualisht aktoren kryesore Charlotte MacInnes, duke shkaktuar madje një “krizë emocionale” tek ajo. Por MacInnes, në një deklaratë gjyqësore, i ka quajtur pretendimet “plotësisht të pavërteta dhe absurde”.

Wilson këmbënguli në intervistë se MacInnes i ka treguar vetë për incidentin dhe se ajo, si regjisore, kishte detyrimin moral dhe profesional për ta raportuar.

Ndërkohë, 60 Minutes publikoi mesazhe mes Wilson dhe Ghost, ku Wilson supozohet se i thotë producentës se MacInnes ishte “all good” pas incidentit. Wilson tha se në ato mesazhe po përpiqej të ruante profesionalizmin, por ishte “e pasigurt dhe e shqetësuar”.

Aktorja foli edhe për tensionet në xhirime, duke pohuar se ajo dhe disa producentë vendas u “mbyllën në një dhomë dhe u detyruan të firmosnin dokumente” — ngjarje që ajo e përshkroi si “si KGB”.

Nga ana tjetër, MacInnes e ka mohuar në mënyrë kategorike versionin e Wilson, përfshirë pretendimet se ajo po e ndryshon historinë për të përfituar role. Avokatët e saj e kanë akuzuar Wilson për shpifje të rënda dhe fabrikim ngjarjesh që “dëmtojnë viktimat e vërteta”.

Skandali pritet të vazhdojë në gjykatë, ndërsa The Deb do të shfaqet në Australi dhe Zelandë të Re në janar 2026, pa një datë ndërkombëtare publikimi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI