Flash

Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, ndërtimi i kësaj rruge nën hetim nga SPAK

Lapsi.al 23 November 2025
Plasaritje në aksin Korçë-Ersekë, ndërtimi i

Pak minuta më parë janë evidentuar plasaritje të mëdha në aksin Korçë–Ersekë, pikërisht në vendin ku vetëm një vit më parë pati rrëshqitje toke. Aktualisht rruga është e qarkullueshme për qytetarët, por specialistët janë në terren për të vlerësuar nëse dëmtimi mund të thellohet më tej në strukturë dhe të çojë deri në rrëzimin e plotë të saj.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për SYRI TV se situata po monitorohet me kujdes, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se nëse plasaritjet zgjerohet, aksi mund të mbyllet për qarkullim për arsye sigurie.

Ndërkohë, pas ndërtimit të kësaj rruge, çështja është në hetim nga SPAK, i cili po verifikon procedurat dhe cilësinë e punimeve që u kryen në projektin e saj.

Lexo më tej: Skandal në Qukës–Qafë Plloçë, rruga 260 milion euro shembet nga shiu i parë 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI