Flash

Përgjimet/ Balluku-Berberit: Ke një Miranda aty, gjeje kush ka nxjerrë emrat

Lapsi.al 23 November 2025
Përgjimet/ Balluku-Berberit: Ke një Miranda aty, gjeje kush ka

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar përgjimet e reja në dosjen e Belinda Ballukut dhe Evis Berberit në paracaktimin e fituesve të garës së Unazës së Madhe në Tiranë.

Bardhi shkruan se: “Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”.

PERGJIMET SPAK PER BALLUKUN

Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.

Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohes te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.

Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.

Në orën 22:13-22:14. Evis Berberi: “Asnje se ka listën, s’ka si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per çdo lot kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI