Flash

PAMJET/ Miss Xhamajka në terapi intensive pas rrëzimit nga skena e Miss Universe

Lapsi.al 23 November 2025
PAMJET/ Miss Xhamajka në terapi intensive pas rrëzimit nga skena e

Miss Xhamajka, Gabrielle Henry po mbahet terapi intensive pasi u rrëzua nga skena e konkursit të bukurisë “Miss Universe” të zhvilluar të mërkurën në Tajlandë.

"Gabby nuk është aq mirë sa do të kishim shpresuar, por spitali po vazhdon ta trajtojë atë në përputhje me rrethanat", - tha një anëtar i ekipit të saj mjekësor teksa shqetësimet rriten për gjendjen e bukuroshes xhamajkane.

Miss Jamaica Gabrielle Henry Gives First Health Update Since Fall

Konkurrentja 28-vjeçare, e cila shoqërohej nga nëna dhe motra e saj në Spitalin Paolo Rangsit në Tajlandë, është urdhëruar të qëndrojë në terapi intensive për të paktën 7 ditë.

Mjekët vazhdojnë ta monitorojnë nga afër dhe të ofrojnë kujdes të specializuar, tha menaxheri i konkursit të bukurisë në një postim të shpërndarë në Instagram.

Në videon që u publikua në rrjetet sociale, Henry shihet duke ecur drejt skajit të skenës kur papritmas bie në një boshllëk. Videoja më pas tregon momentin kur ajo dërgohet me barelë në spital. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI