Flash

Familja e Britney Spears në ankth: këngëtarja refuzon çdo kontakt

Lapsi.al 23 November 2025
Familja e Britney Spears në ankth: këngëtarja refuzon çdo

Britney Spears ka shkëputur çdo kontakt me të afërmit e saj, ndërsa sjellja e saj e fundit po ngjall gjithnjë e më shumë shqetësim. Pas fotos ku u pa teksa dilte nga një wine bar me një gotë shampanje në dorë, këngëtarja thuhet se ka është distancuar nga familja dhe miqtë.

“Britney nuk kthen mesazhe, nuk hap telefonin dhe as nuk lexon DM-të,” tha një familjar për Daily Mail. “Është shumë frustrim, sepse duam thjesht të sigurohemi që ajo është mirë dhe po kujdeset për veten. Por ajo nuk do të ketë asnjë kontakt me ne.”

Një tjetër burim shtoi se “sjellja e saj është shqetësuese” dhe se po ngre shumë flamuj të kuq, ndërsa të afërmit nuk dinë çfarë të bëjnë më tej. Megjithatë, një burim i tretë mbrojti Spears, duke thënë se ajo “nuk ka asnjë ngut që të rikthehet te familja që po përpiqet ta kontaktojë”.

Ata planifikojnë të provojnë sërish javën e ardhshme dhe, nëse nuk funksionon, do të bëjnë një përpjekje të madhe për t’u afruar me të në ditëlindjen e saj më 2 dhjetor.

Pak ditë më parë, Spears u fotografua duke dalë nga Stonehaus Winery në Kaliforni me një gotë në dorë, para se tia dorëzonte punonjësit të lokalit. Pavarësisht fotove, ekipi i saj këmbënguli se këngëtarja nuk kishte konsumuar alkool. Ajo vetë më pas shpërtheu në Instagram duke thënë se paparacët i marrin “fotot më të këqija të mundshme” dhe se nuk mund të dalë askund pa u ndjekur.

Familja e Spears është shqetësuar prej muajsh, sidomos pasi ish-bashkëshorti Kevin Federline publikoi kujtimet e tij, ku e akuzon për tradhti dhe abuzim me substanca — pretendime që ajo i ka mohuar plotësisht, duke e akuzuar Federline për “gaslighting”.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI