Flash

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë "armikun" e tij Zohran Mamdani

Lapsi.al 21 November 2025
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë "armikun" e tij

Pavarësisht të gjitha parashikimeve dhe spekulimeve rreth një përplasjeje të mundshme në Zyrën Ovale gjatë vizitës së kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, Presidenti Donald Trump u tregua i përzemërt me të.

"Ne do ta ndihmojmë atë," tha Trump, duke shtuar se "ne biem dakord për shumë më tepër gjëra nga sa kisha menduar."

Ky është një mesazh dukshëm i ndryshëm nga ai që Trump dha gjatë fushatës elektorale për kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, kur ai kërcënoi vazhdimisht të ndalonte fondet federale për qytetin nëse Mamdani do të fitonte.

"Mendoj se do të keni, shpresojmë, një kryetar bashkie vërtet të shkëlqyer," tha ai. "Sa më mirë të bëjë ai, aq më i lumtur jam unë." I pyetur drejtpërdrejt për komentet e tij të mëparshme se Mamdani është një "komunist", Trump tha thjesht se do të "ndryshonte".

"Disa nga pikëpamjet e mia kanë ndryshuar," shtoi ai. "Ndihem shumë i sigurt se ai mund të bëjë një punë shumë të mirë."

Trump shprehu vazhdimisht mbështetje për Mamdanin gjatë pyetjeve të vështira nga gazetarët, duke e trokitur në krah dhe duke i thënë se është "në rregull" të thuash se është një despot. "Më kanë quajtur shumë më keq se një despot. Pra, nuk është aq fyese."

Trump u duk se bëri çmos për të shmangur çdo përplasje në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu edhe Mamdani. Duke parë drejt së ardhmes, Trump tha se të dy mund të kenë mosmarrëveshje, por në fund të fundit do të jenë në gjendje ta bindin njëri-tjetrin.

"Nëse ai mund të kishte një sukses spektakolar, do të isha shumë i lumtur," tha Trump, ndërsa vazhdoi ta quante Mamdanin një "person racional". "Do të bëj tifo për të" - shtoi ai.

"Shpresoj që [të takohemi përsëri]," tha Trump drejt fundit. "Patëm një takim të shkëlqyer."

Gjatë gjithë kohës të dy burrat theksuan se kishin pasur një takim produktiv dhe ishin zotuar të punonin së bashku për të adresuar çështjet e kostos së jetesës në New York City.

Trump u pyetet nëse do të ndihej rehat duke jetuar në New York City "nën një administratë Mamdani". "Po, do ta bëja," përgjigjet Trump. "Vërtet do ta bëja, veçanërisht pas takimit. Absolutisht." ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI