Flash

Autorja e “It Ends With Us” flet për konfliktin Baldoni–Lively

Lapsi.al 21 November 2025
Autorja e “It Ends With Us” flet për konfliktin

Autorja e njohur e “It Ends With Us”, Colleen Hoover, ka reaguar ashpër ndaj dramës së vazhdueshme ligjore mes aktorëve Justin Baldoni dhe Blake Lively, të cilët luajnë në përshtatjen filmike të librit të saj.

Në një intervistë për Elle, Hoover tha se ishte “plotësisht e paqartë” mbi zhvillimet, pasi ka qëndruar shumë pak në xhirime, por e quajti gjithë situatën “të pafat”, “zhgënjyese” dhe “si një cirk”.

“Ka ndikuar seriozisht në karrierat e disa aktorëve. Thjesht është e trishtueshme,” tha ajo. Ironikisht, intervista u zhvillua vetëm disa javë para se autorja të thirrej për depozitë në çështjen ligjore.

Hoover pranoi se drama e ka prekur edhe emocionalisht, sidomos për shkak të nënës së saj — një e mbijetuar e dhunës në familje dhe frymëzimi i librit.

“Tani, vetëm të mendojmë për këtë na jep PTSD,” tha ajo. “Jam pothuajse e turpëruar të them se e kam shkruar. Nuk e rekomandoj më librin.” Ajo shtoi se konflikti ka eklipsuar historinë: “Njerëzit mendojnë çfarë të duan. Askush nuk e di të vërtetën — madje as unë.”

Sipas dokumenteve të siguruara nga People, Hoover ka shprehur të njëjtat ndjenja edhe në një seri mesazhesh të vitit 2024 drejtuar Justin Baldonit, regjisor dhe aktor në film.

Në mesazhet e supozuara, ajo i shkruan:

“Artikujt e të dyja palëve janë qesharakë… i bëjnë të gjithë të duken të papjekur. Ndjehem e zhgënjyer nga veprimet e tua. Mos përdor platformën tënde për të më dëmtuar.” 

Në dhjetor 2024, Blake Lively e paditi Baldonin për ngacmim seksual dhe hakmarrje, duke kërkuar 160 milionë dollarë dëmshpërblim. Baldoni mohoi akuzat dhe ngriti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively, Ryan Reynolds dhe të tjerëve.  Kundërpadia e tij u hodh poshtë në qershor, ndërsa çështja e Lively-t vazhdon.

Të këshilluara

Cardi B fejohet fshehurazi me Stefon Diggs?

Cardi B po i prezanton me krenari fansave djalin e saj të porsalindur, ndërsa njëkohësisht po ndez spekulimet për një fejesë me partnerin e saj, Stefon Diggs, f...

19:29

Kim Kardashian zbulon aneurizmën në tru

Në episodin e 20 nëntorit të The Kardashians, Kim Kardashian i tregoi motrës së saj Kourtney se mjekët kishin zbuluar një aneurizëm në trurin e saj pas një skan...

15:05

Ariana Grande tërhiqet nga muzika?

Ariana Grande ka zbuluar se do t’i japë një pushim të gjatë karrierës së saj muzikore pas publikimit të filmit “Wicked: For Good” dhe turit të saj të ardhshëm E...

18:42

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI