Flash

Qori-Ramës: Sillu një herë si i rritur në jetën tënde politike dhe jep dorëheqjen

Lapsi.al 20 November 2025
Qori-Ramës: Sillu një herë si i rritur në jetën

Kryetari i Lëvizjes Bashkë i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.

Qori ka reaguar dy herë në Facebook që pas masave të sigurisë që ndërmorri GJKKO ndaj Belinda Ballukut, të cilën e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën.

"Edi Rama sillu një herë të vetme si i rritur në jetën tënde politike dhe jep dorëheqjen! Le ta vendosë populli në kushte të barabarta se kush do ta qeverisë në katër vitet e ardhshme" - shkroi Qori në Facebook.

Në një reagim tjetër, kreu i Lëvizja Bashkë u shpreh se Presidenti Begaj duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme ditën e nesërme.

"Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot.

Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme nesër.

Vendi ynë meriton të qeveriset me ndershmëri dhe kompetencë" - deklaroi Arlind Qori. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI