Flash

"Moment historik", Shehaj: Ramën tani e shpëton vetëm arratisja

Lapsi.al 20 November 2025
"Moment historik", Shehaj: Ramën tani e shpëton vetëm

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri.

Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se Rama po takohet tani me Ballukun në kryeministri, teksa përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë.

Kreu i Mundësia e quan këtë një moment historik dhe teksa nënvizon se pas Ballukut, radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri për aferat korruptive që po heton SPAK, Shehaj thekson se “Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”

“Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe me dy masa sigurie, dhe e pezulluar nga gjykata, është në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si ti shpëtojnë drejtësisë. Por, Nuk kanë nga t’ia mbajnë.

Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korrputuarve është para drejtësisë.

Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi. Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen!

Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”, u shpreh Shehaj, teksa bëri thirrje se ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI