Flash

Mediat greke, jehonë pezullimit të Ballukut: Bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës

Lapsi.al 20 November 2025
Mediat greke, jehonë pezullimit të Ballukut: Bashkëpunëtore

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje vendimit të gjykatës së posaçme në Shqipëri që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “Kathimerini” shkruan se prokurorët e paditën atë për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për një projekt tuneli të financuar nga qeveria.

“Balluku, e cila ka shërbyer gjithashtu si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një aleate e ngushtë e kryeministrit Edi Rama, i cili siguroi mandatin e tij të katërt radhazi në pushtet në fillim të këtij viti” – thuhet në shkrim.

“Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por BE ka kërkuar që vendi të ndërmarrë veprime më të forta kundër korrupsionit” – citon “Kathimerini”.

Ndërsa CNN.gr shkruan se akuzat ndaj Ballukut kanë të bëjnë me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometra të gjatë në pjesën jugore të Shqipërisë, me një kosto prej afërsisht 190 milionë eurosh.

“Aktakuza e siguruar nga "Reuters" thekson se Balluku, në cilësinë e saj si Ministre e Infrastrukturës, ndikoi në mënyrë të papërshtatshme në vendimin në favor të kompanisë që fitoi tenderin. Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Baluku veproi në këtë mënyrë në bashkëpunim me 5 anëtarë të tjerë të komisionit që dha vendimin” – thuhet në shkrim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskl...

20:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI