Flash

Lubonja: Çfarë fshihet pas goditjes së Ballukut nga SPAK

Lapsi.al 20 November 2025
Lubonja: Çfarë fshihet pas goditjes së Ballukut nga SPAK

Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, vendimi i GJKKO-së për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk mjafton sa kohë nuk ka ndëshkim për të gjithë rrethin e krimit të paprekur nga SPAK.

Duke iu referuar një takimi të pazakontë në kryeministri sa i takon kohës së gjatë të qëndrimit të Ballukut në godinën e qeverisë, mbi 7 orë, në një lidhje me studion e lajmeve në News24, Lubonja tha se nuk dihet nëse zv/kryeministrja ka ndryshuar metodë në raport me zyrtarët e tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK për korrupsion, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, që sipas tij do të thotë se po përdor presion ndaj Edi Ramës.

“Vendimi i sotëm i GJKKO ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë ka pas saj. Është SPAK që ka një mbështetje ndërkombëtare, është SPAK që bashkëpunon me Ramën për të eleminuar disa kundërshtarë. Ai që quhet "sistem" ku kam parasysh të gjithë "rrethin e krimit", ai nuk është prekur nga SPAK.

Pyetja e madhe që ngrihet është ky 50 milionë eurot ku kanë shkuar, sa prej tyre ka futur në xhep, Balluku apo Rama dhe sa kanë shkuar për fushatën elektorale. Sistemi i vjedhjes, thonë pabarazi në tendera, ku kanë shkuar?" - tha Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

FMN ngre shqetësime për "Paqen Fiskale"

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Anke Weber dhe i përbërë nga ekspertë të tjerë të institucionit, zhvilloi vizitën vjetore në Tira...

17:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI