Flash

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme (Data)

Lapsi.al 20 November 2025
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme (Data)

Presidentja e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen 28 më dhjetor.

Osmani ka nënshkruar sot vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit.

Nënshkrimi i dekretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.

“Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

vijon/…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI