Flash

Kevin Spacey flet pas akuzave: Jam i pastrehë

Lapsi.al 20 November 2025
Kevin Spacey flet pas akuzave: Jam i pastrehë

Shtatë vite pasi një skandal sulmesh seksuale tronditi karrierën e tij, aktori i njohur Kevin Spacey ka zbuluar se aktualisht është i pastrehë.

“ Po jetoj në hotele, në Airbnb, po shkoj kudo ku ka punë. Nuk kam një shtëpi. Këtë po përpiqem të shpjegoj,” tha fituesi i dy çmimeve Oscar në një intervistë për The Telegraph.

Aktori shpjegoi se situata e tij financiare është “jo e mirë” pas ngjarjeve që pasuan akuzat – nga të cilat ai u shpall i pafajshëm në një gjyq të profilit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar – por theksoi se nuk ka arritur kurrë në pikën e falimentimit.

“Shpenzimet e këtyre shtatë viteve kanë qenë astronomike,” tha ai, duke theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë me shumë pak të ardhura dhe me shumë shpenzime.

Spacey tregoi se pas “zhdukjes” nga Hollywood-i, ka qenë i detyruar të pranojë punë kudo ku i ofrohen.

“Në një farë mënyre, ndihem si në fillimet e mia – shkoja aty ku kishte punë,” tha ai, duke shtuar se më parë jetonte në Baltimore, ndërsa tani çdo gjë e tij është në magazinë.

“Shpresoj që, nëse gjërat vazhdojnë të përmirësohen, një ditë të vendos ku dua të sistemohen sërish.”

Mbi 30 burra – mes tyre aktori Anthony Rapp i “Star Trek: Discovery” – e akuzuan Spacey-n për sjellje të papërshtatshme ose sulm seksual që nga viti 2017.

Netflix e hoqi menjëherë nga roli i tij ikonik në serialin e suksesshëm House of Cards, i cili u mbyll në vitin 2018, duke e zëvendësuar me aktoren Robin Wright.

Në vitin 2023, Spacey u shpall i pafajshëm për akuzat e katër burrave në Londër, dhe në vitin 2022 u shpall jo përgjegjës në një padi civile në Nju Jork.

Aktori ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke thënë se nuk mund të lejojë më të “sulmohet pa baza”.

“E marr përgjegjësinë për sjelljen time të së kaluarës, por nuk mund e nuk do të kërkoj falje për gjëra të trilluara apo të ekzagjeruara,” u shpreh ai.

Të këshilluara

Kim Kardashian zbulon aneurizmën në tru

Në episodin e 20 nëntorit të The Kardashians, Kim Kardashian i tregoi motrës së saj Kourtney se mjekët kishin zbuluar një aneurizëm në trurin e saj pas një skan...

15:05

Ariana Grande tërhiqet nga muzika?

Ariana Grande ka zbuluar se do t’i japë një pushim të gjatë karrierës së saj muzikore pas publikimit të filmit “Wicked: For Good” dhe turit të saj të ardhshëm E...

18:42

Zbulohet tema e Met Gala 2026

Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka njoftuar temën e Met Gala-s 2026: “Costume Art”, një ekspozitë që do të tregojë se si trupi dhe moda kanë ndikuar njër...

18:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI