Flash

FOTO/ Balluku ngjit shkallët e kryeministrisë për në zyrën e Edi Ramës

Lapsi.al 20 November 2025
FOTO/ Balluku ngjit shkallët e kryeministrisë për në

Nuk dihet nëse Belinda Balluku ia faturon Edi Ramës përkeqësimin e pozicionit të saj si e pandehur, por takimi i parë që ka nxituar të bëjë pasi u shkarkua me vendim gjykate, është ai në zyrën e kryeministrit.

Pamjet tregojnë një Belinda Balluku që nxiton të hyjë në kryeministri e ndjekur nga truproja e saj. Nuk dihet nëse Rama është në kryeministri apo sot ka preferuar ta shmangë të pandehurën Belinda Balluku e cila i kishte marrë masat për të evituar shkarkimin nga Edi Rama, por nuk e kishte menduar se thika pas shpine do t'i vinte nëpërmjet Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më 31 Tetor, Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë. Pasi refuzoi të dorëhiqej, SPAK i ka shtuar një akuzë tjetër për lotin e 4 të Unazës së madhe të Tiranës, ndërsa GJKKO urdhëroi pezullimin e saj nga detyra dhe sekuestrimin e pasaportës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI