Flash

Bardhi: Për të shpëtuar Ballukun, Rama është duke përgatitur një grusht shteti

Lapsi.al 20 November 2025
Bardhi: Për të shpëtuar Ballukun, Rama është duke

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbylljes së takimit të gjatë në kryeministri të zv/kryeministres Belinda Balluku me kryeministrin Edi Rama. Nisur nga lajmet se Balluku do të kundërshtojë masën e pezullimit nga detyra si në kundërshtim me Kushtetutën, Bardhi thotë se ky pretendim nuk qëndron. 

"Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti! Për pushtetin e tij, ka kohë që ka shkallmuar çdo rregull dhe standard të funksionimit demokratik të shtetit, duke nisur nga themeli kushtetues i Republikës “qeverisja bazohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme”!

Teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar! Pra, Kushtetuta dhe ligji që i njeh këtë autoritet Gjykatës dhe SPAK, janë gabim, ndërsa sistemi i Edi Ramës që qeverisjen e dikton krimi i organizuar dhe korrupsioni, është i drejtë. Çfarë turpi dhe mjerimi!

Belinda Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete. Këtë e ndalon ligji! Gjykata dhe SPAK e kanë respektuar këtë ndalim. Ndërkohë “pezullimi për të ushtruar funksionet publike” në pushtetin ekzekutiv është qëllimi për të cilën ekziston kjo masë ndaluese në ligj, në kushtet kur vendimmarrja për shkarkim i është besuar një njeriu të papërgjegjshëm (siç është Edi Rama) apo një bashkëfajtori në korrupsion me të pandehurin (siç është po Edi Rama)!

Mjerimi në logjikë nuk e shpëton dot as të pandehurën e sotme Belinda Balluku dhe as të pandehurin e afërt në kohë Edi Rama! Fundi i tyre i shpejtë është shkruar nga sistemi korruptiv i qeverisjes që kanë ndërtuar vetë" - thotë Bardhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

FMN ngre shqetësime për "Paqen Fiskale"

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Anke Weber dhe i përbërë nga ekspertë të tjerë të institucionit, zhvilloi vizitën vjetore në Tira...

17:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI